Gazetari Flamur Gajtani ka dhënë informacione të reja nga gjendja shëndetësore e administratorit të fshatit Pozheran, Ilir Zuka.
Ai bëri të ditur se kanë biseduar në telefon me Zukën, por i njëjti nuk ka pranuar të dalë para kamerave pasi nuk është në gjendje të mirë psikologjike.
Tutje, Gajtani tregoi se Zuka ka konfirmuar se personat që e kanë sulmuar janë militant të LVV.
“Ne kemi biseduar me të në telefon, por i njëjti meqë nuk është në gjendje të mirë psikologjike nuk ka dashur të flasë para kamerës. Mirëpo na ka konfirmuar që personat që e kanë sulmuar gjatë mesditës, janë militantë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se nuk e ka provokuar situatën, meqë ishte nën shoqërimin e vëzhguesve evropianë”, tha Gajtani.
Tutje, ai shtoi se: “Ne kemi tentuar ta kontaktojmë kryetarin e degës së LVV-së në Viti, Arsim Ademi, por i njëjti ka thënë se nuk ka çfarë të thotë përveç një reagimi në Facebook”.
https://www.youtube.com/watch?v=Ai-0Jkzmf1Y
https://klankosova.tv/sulmohet-kryetari-i-fshatit-pozheran-hashani-ska-te-beje-me-zgjedhjet/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.