Lajmet e fundit

Gazetarja ukrainase, Tatiana, në një intervistë me Klan Kosova, rrëfeu pritjen e Vitit të Ri larg shtëpisë së saj.
Bashkë me gazetaren Artina Breznica, Tatiana ndau fjalë mirësie, ani pse vendi i saj është në kohë lufte, transmeton Klankosova.tv.
“Në Ukrainë ne i duam shumë festat, sigurisht tani situata është shumë e vështirë për shkak të luftës, por siç thonë të gjithë, madje edhe ushtarët, duhet të kesh diçka në zemër. Nuk ka rëndësi se çka ndodh rreth teje, duhesh të kesh dashuri dhe mirësi në zemër”, tha Tatiana.
Gazetarja ukrainase foli edhe për jetën në Kosovë, teksa shtoi se gjuha shqipe është shumë e vështirë.
“Megjithatë i kemi disa fjalë të përbashkëta”, tha ajo.