Lajmet e fundit

Jamel Shabazz, ka lindur në Brooklyn në vitet 1960 dhe arriti që të dokumentojë komitetin afrikano-amerikan që jetonte në këtë lagje të New York-ut.
Me anë të fotografive të tij mund të vihet re energjia e njerëzve të rinj në rrugët e Brooklyn, transmeton Klan Kosova.
Ai filloi që të fotografojë kur i mbushi 15 vjet dhe arriti që t’i dokumentojë problemet e gjeneratës së tij siç ishin lufta civile për të drejta të barabarta dhe Lufta në Vietnam.
Në atë kohë në New York e në tërë SHBA-në në përgjithësi filloi që të merrte jetë muzika Hip-Hop, si një mënyrë për të shprehur revoltën që njerëzit me ngjyrë kishin ndaj sistemit.
Prandaj, nga fotografitë e realizuara nga Shabazz mund të vihen re edhe fillet e kulturës së muzikës hip-hop në New York.