Lajmet e fundit

Adriana Matoshi: Gjithmonë dashuria është e mirë, jo vetëm kur je afër, por edhe nga larg. Një fjalë e mirë, një telefonatë është shumë motivuese dhe e dashur kur fjalët e bukura dalin nga shpirti.
Klan Kosova: Zgjedhja si deputete në Kuvendin e Kosovës, përvoja jote deri më tani?
Adriana Matoshi: Përgjegjësi e madhe, ngarkesë dhe shumë lodhje, sidomos për mua që kam hyrë pa u marrë kurrë me politikë. Në fillim kam vëzhguar, i kam mësuar disa terme që nuk i kam ditur çka janë, dhe në kokën time shumë gjëra nuk funksionojnë dhe kam filluar të punoj ashtu si unë mendoj se është më së miri.
Klan Kosova: Shpesh larg familjes dhe fëmijëve për shkak të punëve si deputete dhe aktore, si ia dole t’i arrish të gjitha?
Adriana Matoshi: Mua Zoti me ndihmon gjithmonë, më jep forcë dhe vullnet. E di që gjithçka ai e ka shkruar të ndodhë edhe të punoj, gjërat gjithë më kanë ardhur pa i menduar, punët gjithashtu. Shpesh mendoj diçka tjetër dhe krejt diçka tjetër më ndodh dhe gjithmonë kam pasur sukses. Punën e bëj me nder pa e nënvlerësuar askënd dhe pa u përzier në punën e tjetrit. Gjithmonë familjen e kamnë krah dhe punoj për ta, para familjes nuk e kam askënd, por shoqërinë e kam aty ngjitur me familjen, i kam të shenjta.
Klan Kosova: Së fundmi, sfida më e vështirë e këtij viti, rikthimi i sëmundjes. Na shpjego pak si e kuptove dhe cili është çelësi yt që përdore për të qenë kaq optimiste dhe për të dalë sërish fitimtare pas një operacioni goxha të vështirë?
Adriana Matoshi: Nuk e di për sa kohë e kam pasur tumorin në kokë sepse unë vazhdimisht kam punuar dhe kam qenë shumë e lodhur. Nganjëherë kam fjetur më shumë dhe jam zgjuar e lodhur, nganjëherë nuk kam fjetur hiç dhe prapë e lodhur. Nuk jam ndal asnjëherë edhe pse nuk mundesha. Kah fundi nuk kisha artikulim të mirë, më humbte mendimi gjatë bisedave, isha gjysmë e fjetur, dhe krejt në fund kisha marramendje e mundim, me vinte nxehtë dhe më shtrëngonte koka prapa. I bëra kontrollat dhe më doli ajo çka e prisja.
Klan Kosova: Cili është mesazhi yt për të gjithë ata që të ndjekin, të duan dhe të uruan shëndet ndërsa ti po operoheshe në Tiranë?
Adriana Matoshi: Për të gjithë lexuesit, ndjekësit, ata që më duan por edhe ata që nuk më duan... Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës për lutjet e juaja, ma keni lehtësuar dhimbjen, ma keni larguar trishtimin, ma keni mbushur zemrën me forcë. Mos gjykoni, mos paragjykoni, duajeni njëri-tjetrin, zgjoheni më lirshëm. Gëzuar festat, begati e shëndet.
Klan Kosova: Çka do të dëshiroje të të sjelli viti 2022?
Adriana Matoshi: Shëndet për krejt familjen dhe shoqërinë e të gjithë njerëzit që nuk i njoh. Paqe, gëzime e hare.
Aktorja u rikthye në Kuvend në dy seancat e fundit, duke i treguar të gjithëve se është e fortë mjaftueshëm për të ‘goditur’ një sëmundje vdekjeprurëse siç është kanceri.
Ajo rrezatoi plot lumturi dhe dukej aq bukur sa të gjithë deputetët e duartrokitën për rikthimin e saj dhe forcën që gjeti, pak javë pasi përjetoi ndoshta operacionin më të vështirë të jetës së saj.
