Lajmet e fundit

E ardhmja e Migjen Bashës mund të jetë sërish në Serinë B të futbollin italian. Për mesfushorin e kombëtares shqiptare interesohen disa ekipe, ku së fundmi ka dalë në skenë emri i Virtus Entellas, skuadër që e mbylli kampionatin sezonin e kaluar në vendin e nëntë një pozicion pozhtë zonës play-off. Drejtuesit e kësaj skuadra janë në kërkim të një mesfushori me cilësi në organizimin e lojës, profil të cilit i përshtatet futbollisti kuqezi. Sigurisht që për ta bindur 29-vjecarin drejtori sportiv i Virtus Entellas, Superbin, duhet të bëjë ofertën e duhur financiare.