Lajmet e fundit

Virgil Van Dijk deshiron te largohet nga Southampton.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Van Dijk përmes një deklarate, në të cilën ka thënë që klubi ka bërë një gabim në lidhje me sanksionet disiplinore ndaj tij.
“Me keqardhje mund të konfirmoj që sot kam dorëzuar kërkesën për transfer, që të largohem nga Southampton. Jam ndjerë që nuk kam alternativë tjetër pas njoftimit që kam marrë nga klubi, lidhur me një masë ndëshkuese disiplinore ndaj meje, që është ekuivalente me pagën dy javore. Unë do të kundërshtoj këtë, qe mund ta quaj jo të drejtë, dhe do të ndjek protokollin disiplinor për të vazhduar tutje” ka shkuar Van Dijk, shkruan eurosport, transmeton Klan Kosova.