Lajmet e fundit
Të ardhurat e mbledhura nga ky koncert do të shkojnë për “SOS”, fshatrat e fëmijëve në Shqipëri.

Këtë të shtunë virtuozi Shkëlzen Doni vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit me një koncert për violinë nga Moxart dhe Beethoven. Surpriza e mbrëmjes do të jetë “Baresha”, e cila do të ngjitet për herë të parë mbi skenën e përshtatur për violinë e orkestër, nën interpretimin e Dolit.
Pas koncertit “Tre Tenorët” fundjanarin e këtij viti në Pallatin e Kongreseve, ku publiku mundi ta shijojë për pak minuta muzikën e tij, violinisti i mirënjohur, Shkëlzen Doli kthehet në Tiranë me një tjetër koncert në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Për herë të parë Doli do të interpretojë me orkestrën simfonike të TKOB, një koncert që do drejtohet nga dirigjenti britanik Geoff Westley, një emër i njohur në fushën e muzikës si
dirigjent, orkestrues, producent, veçanërisht për drejtimin qysh në fillimet e karrierës së tij të “Jesus Christ Superstar”, drejtor muzike në grupin e njohur Bee Gees, ka bashkëpunuar me Lucio Battisti, Claudio Baglioni, Renato Zero, Richard Cocciante e shumë të tjerë.
Mbrëmja e së shtunës do të çelet me një overturë nga “Dasma e Figaros” dhe më pas skena do të ndizet nga violina e Dolit, që do të luajë koncertin për violinë nr.5 të Moxart dhe Simfoninë nr.5 të Beethoven.
I lindur në Shqipëri dhe i rritur në Kosovë, në një mjedis artistik, Doli e nisi rrugën e muzikës në moshë shumë të re, duke interpretuar muzikë popullore shqiptare. /mapo.al