Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madrid, Julen Lapotegui, ka bërë të ditur se talenti i ri brazilian, Vinicius Junior, për momentin do të jetë pjesë e Real Madrid Castilla, por nuk përjashtoi mundësinë që atij t’i jepet rasti edhe në ekipin e parë.
“Ai është një nga lojtarët e ekipit që ushtron çdo ditë me ne. Kur vjen me ne ai mund të luajë dhe kur nuk vjen ai do të luajë me Castillan” është shprehur Lapotegui.
Spanjolli beson se me kohë braziliani do të adaptohet me ekipin.
“Ai sapo ka arritur dhe i duhet kohë të përshtatet, stërvitja me lojtarët e nivelit më të lartë do ta ndihmojë që të përmirësohet” ka shtuar 51-vjeçari.
Ndërsa sa i përket zgjedhjes së tij për të parin e portës për të dielën ndaj Girona, ai thotë se nuk ka vendosur ende.
“Ne kemi portierë të mirë dhe zgjedhje të mira. Duhet të vendosim dhe të bëjmë zgjedhje të duhur” ka përfunduar drejtuesi madrilen.
Ndeshja Real Madrid-Girona luhet të dielën me fillin nga ora 22:15, kurse Los Blancos kërkojnë hakmarrje për humbjen që ky ekip i kishte shkaktuar sezonin e kaluar.