Lajmet e fundit

Ylli premtues i Real Madridit, Vinicius Junior, ka thënë se e modelon veten sipas Neymarit, dhe tenton që të mësojë sa herë që e sheh idhullin e tij duke luajtur.
“Nuk iu jap vëmendje krahasimeve, por gjithmonë e kam ndjekur Neymarin”, ka thënë Vinicius për Goal.
“Kam më shumë kontakte me të tani, dhe kur e shoh duke luajtur, mundohem që t’i marrë gjërat dhe ta përmirësoj veten".
"Nuk dua që të jem një tjetër Neymar, dua që ta ndërtoj karrierën time dhe të përhap lumturi për të gjithë në Brazil”.