Lajmet e fundit

Mediumi spanjoll, Cadena COPE pohon që ylli i ri i Real Madridit, Vinicius Junior, kishte pasur paraprakisht marrëveshje me Barcelonën, sipas Marca.
Megjithatë, kampionët e Evropës nënshkruan me të për një shumë prej 61 milionë eurosh dhe jo 45 milionë aq sa ishte thënë më herët.
Sipas gazetarit Josep Maria Minguella, Vinicius së pari ishte marrë vesh me katalunasit, para se të vendoste për një transferim në Santiago Bernabeu.
Kishin qenë performancat e tij në Kupën Sudamerikane u-17 më 2017 që kishin ngjallur interesimin e Barcelonës për ta marrë atë në radhët e veta.