Lajmet e fundit

Vinicius Junior ka shkëlqyer në ndeshjen e parë me ekipin e dytë të Real Madrid,Castilla.
Në takimin e zhvilluar sot kundër ekipit të dytë të Las Palmas të cilët madrilenët e fituan, braziliani edhe pse nuk shënoi gol ai arriti t’i vë në siklet mbrojtësit e ekipit kundërshtarë.
73 minutat në të cilët luajti Vinicius para se të zëvendësohej u karakterizuan me driblime nga ana e tij dhe me pasime me thembër.
Vinicius është transferuar në Real Madrid vitin e kaluar nga klubi brazilian Flamengo por mosha e tij e re ka bërë që Lopotegui të vendosë që ai të luajë për momentin me Castilla-n.