Lajmet e fundit

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany do të mungojë për të paktën një muaj, pas një dëmtimi që e pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Dynamo Kiev.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i klubit, Manuel Pellegrini, transmeton Klan Kosova.
Mbrojtësi ka lënduar muskujt dhe ai kishte të braktisë fushën në minutën e shtatë të ndeshjes së mbrëmshme, në të cilën ekipi i tij barazoi , por u kualifikua për çerekfinale .
"Vincent për fat keq ka lënduar muskujt. I njëjti lëndim që kishte më parë. Ne do të dimë më shumë pas kontrollit, ", ka thënë menaxheri i Manchester City, Manuel Pellegrini.