Shoqëria Kulturo-Artistike "Gryka e Kaçanikut" konkretisht sektori i Letërsisë nga Kaçaniku, ka organizuar një takim letrar në të cilin po merr pjesë shkrimtari Agim Vinca, i cili do të ligjërojë e bashkëbisedojë me qytetarë të kësaj komune.
Ai aty pritet të flasë për artin në përgjithësi dhe në veçanti për temën "Letërsia e sotme shqipe dhe sfidat e saj".
Ky takim letrar po mbahet në Shtëpinë e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik dhe qëllimi i tij është bashkëbisedimi i krijuesit me publikun.
Përveç ligjëratës që e dëgjuan nga autori Vinca, pjesëmarrësit patën mundësi që edhe të parashtrojnë pyetje për ato që u interesonin, ndërsa pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe disa pika kulturo-artistike të përgatitura nga organizatorët.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.