Lajmet e fundit
34 vjeçari ka thënë se treshja katalane është më e mira në histori për shkak të aftësive të pakrahasueshme individuale.

Treshja Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar është më e mira në histori, mendon David Villa.
Golashënuesi më i mirë i Spanjës, që për Barcelonën ka luajtur disa vjet, duke shkëlqyer sidomos në vitin 2011 ka veç fjalë të mëdha për sulmuesit e Barcelonës.
Villa nuk ka dyshim se MSN është treshja më e mirë në botë për momentin, por jo vetëm.
“Pa dyshim ajo është treshja më e mirë në histori të Barcelonës”.
“Shifrat flasin vet. Duhet vetëm t’i analizojmë: ata janë shkatërrues si grup dhe një nga një”.
“Mund të them që edhe vet kam qenë pjesë e një nga sulmeve më të mira në botë”.