Lajmet e fundit
Carles Vilarrubi ka insistuar se asi katalunas do të mbetet në Camp Nou, megjithë interesimin e shumë skuadrave për të.

Drejtori i Barcelonës Carles Vilarrubi është i bindur se Neymar do të mbetet në klub edhe për shumë vjet, megjithëse nuk ka nënshkruar ende kontratë të re.
Kontrata e brazilianit skadon në vitin 2018, ndërsa është i lidhur me një kalim tek Real Madrid dhe Manchester United.
Babi i Neymar ka thënë se United ka ofruar 190 milionë euro për shërbimet e tij, por bisedimet për kontratë të re me Barcelonën ende janë në tavolinë.
“Të gjithë e duan Neymarin, por klubi është shumë i qetë”.
“Lojtari është në skuadrën e ëndrrave, i lumtur, si edhe të gjithë të tjerët”.
“Neymar nuk largohet nga skuadra edhe për shumë vjet”.