Klan Kosova ka mësuar se punëtori i KEK-ut i cili mbeti i vdekur ishte punëtor i sigurimit.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka brenda QKMF-së në Obiliq, ai ishte nën menaxhimin e këtij institucioni dhe jo të ndonjë kompanie private, njofton Klan Kosova.
Informacionet e para janë që vozitësi i kamionit që shkeli për vdekje viktimën nuk e kishte parë atë teksa po e kthente automjetin prapa.
Personi që e ka shkelur me kamion ishte nga një kompani e nënkontraktuar nga KEK-u, dhe ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur brenda oborrit të Termocentralit Kosova B.
https://klankosova.tv/incident-i-rende-ne-kek-vdes-punetori-55-vjecar/
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.