Anglia ka barazuar me Danimarkës në xhiron e dytë të grupit C.
Të parët që kaluan në epërsi ishin “Tre Luanët” me anë të Harry Kane i cili shënoi në minutën e 18-të të ndeshjes.
Ndërsa “Vikingët” barazuan me supergolin e Hjulmand në minutën e 34-të të takimit, njofton Klankosova.tv.
Asnjëra kombëtare nuk arriti që të bënte më shumë në pjesën e dytë, pavarësisht disa gjysmë-rasteve që i paten.
Me këtë barazim, Anglia gjendet në vendin e parë të grupit C me katër pikë, Danimarka në të dytin me dy pikë, aq sa ka edhe Sllovenia që është në të tretin dhe Serbia pozicionohet e katërta me vetëm një pikë.
Ky barazim ia vështirëson punën Shqipërisë për t’u kualifikuar qoftë edhe përmes vendit të tretë.
Në Euro 2024 kualifikohen edhe katër vendet e treta më të mira nga gjashtë grupet, ku kësaj renditje i prin Sllovenia që është me dy pikë, Shqipëria bashkë me Skocinë me nga një pikë, kurse aktualisht vendin e fundit nga katër vendet e treta më të mira e mban Polonia e cila nuk e ka asnjë pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=y9nD-bLYXck
https://www.youtube.com/watch?v=glE3N871EJM
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.