Është kthyer në Superligë, dhe synon të bëj bujë.
Në fakt këtë e bëri qysh në ndeshjet e para Liria, duke barazuar me dy skuadra që garuan në Evropë, madje pa gola kundër Dukagjinit dhe Dritës.
Vetëm 1 me 0 e mposhti kampioni në fuqi Ballkani në javën e parë të Superligës.
Tash, të paktën në letër, Liria pritet ta ketë më lehtë pasi përballet me Fushë Kosovën, skuadra që sivjet u ngjitën në Superligë.
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën në Prizren dhe transmetohet në Artmotion nga ora 16:00.
Ditën e njëjtë, Malisheva do ti matë forcat me Feronikelin ’74.
Malisheva ka dy fitore e një humbje kurse Feronikeli dy humbje e një fitore.
Të dielën, derbi kryesor zhvillohet në Podujevë mes Llapit dhe Prishtinës, që veç në Artmotion transmetohet edhe në Klan Kosova nga ora 16:00.
Drita – Dukagjini është dueli tjetër shumë interesant që zhvillohet në Gjilan, ndërsa tjetra është mes Ballkanit dhe Gjilanit.
Kujtojmë që Ballkani është kualifikuar për herë të dytë në UEFA Conference League.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.