Një 43-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se vodhi dy automjete, për t’i shitur.
Sipas policisë, ai rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Ky person njërin prej automjeteve të vjedhura e ka dërguar në Durrës, me qëllim për ta shitur.
Policia ka bërë të ditur se po punohet për gjetjen e automjetit tjetër që dyshohet se e ka vjedhur 43-vjeçari, në muajin korrik, dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që ai mund të ketë kryer.
“Grupi hetimor dhe policia po punojnë për dokumentimin e veprimtarisë së 43-vjeçarit”./abcnews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.