Një veturë raportohet të jetë vjedhur në fshatin Bellopojë të Pejës.
Rastin në polici e a paraqitur i dëmtuari, ndërsa ende nuk ka të arrestuar, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij të parkuar në garazhin e vilës. Sipas viktimës në veturë kishte pasur edhe gjëra tjera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.