Një vjedhje e rëndë është raportuar gjatë ditës së mërkurë në Mitrovicë të Veriut.
Sipas raportit të policisë, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në rrugën "Cara Dusana", dhe kanë vjedhur një portofol me para, cigare dhe stoli argjendi, transmeton Klankosova.tv.
"Është raportuar se persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i kanë thyer derën dhe kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij. Sipas ankuesit i është vjedhur një portofol me para, cigare dhe stoli argjendi. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke hetuar", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.