Persona të panjohur dyshohet se kanë thyer derën e bodrumit të një qytetari të Podujevës, me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur disa pajisje të ndryshme të punës.
Policia ka nisur hetimet, derisa nuk është arrestuar asnjë i dyshuar deri më tani, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se nga persona të panjohur i është thyer dera e bodrumit të shtëpisë ankuesit mashkull kosovar dhe se mungonin pajisje të ndryshme të punës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.