10.06.2015 · përditësuar para 4060 dite1 min lexim
Libri kontravers “Grei” i El James që e tregon historinë e “50 hijet e Greit” që u paralajmërua që do të dalë me 18 qershor ka shumë gjasë që fillimisht të shitet në tregun e zi.
U raportua se hajdutët kanë vjedhur dorëshkrimet e El James, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet, bashkë me shtëpinë botuese “Penguin Randomhouse”, transmeton Klan Kosova.
Frika që hajdutët do t’ia shesin mediave disa pjesë të librit ose do ta hedhin në treg të zi është e madhe.
Megjithatë, shtëpia botuese nuk ka pranuar të komentojë se si janë vjedhur dorëshkrimet, pasi thanë se rasti është nën hetim.
Trilogjia “50 hijet e Greit” është përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të botës, duke shitur mbi 125 milionë kopje, ndërsa filmi që u realizua nga i njejti film grumbulloi mbi 500 milion dollarë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.