Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Shipashnicë e Poshtme, në komunën e Kamenicës.
Sipas raporit policor, më 6 prill, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar zyrtarët policorë se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur një person që kishte hyrë brenda objektit të xhamisë.
I dyshuari dyshohet se me forcë ka thyer kasafortën, nga e cila ka marrë rreth 300 euro para të gatshme në monedha metalike.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.