Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hyrë në llogarinë e tij të kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22 mijë dollarë kriptovaluta.
Rasti është ende nën hetime, ndërsa është njoftuar edhe prokurori, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.