06.03.2017 · përditësuar para 3417 dite1 min lexim
Videoja “Ne të duam Macchiato” e cila u realizua për Ditën e të Dashuruave, nga grupi i të rinjve kosovar, Young Artivists of Kosova ka fituar vendin e parë në Europë, njofton Klan Kosova.
Kjo video ishte bërë nga Young Artivists of Kosova, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë, ku do të garonte krah të gjitha ambasadave të tjera në gjithë Europën.
Si rrjedhojë e kësaj, videoja përkonte me Ditën e Shën Valentinit, ku pjesë e saj ishte dhe ambasadori Greg Delawie i cili shfaqte dashurinë e tij ndaj kafesë makiato të përgatitur në Kosovë.
Young Artivists of Kosova me videon e realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fituar çmimin ''Acting Assistant Secretary for Europe's Best Valentine's Day Video'', njofton Klan Kosova
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.