Këshillat dhe truket për ta bërë gatimin më të lehtë po bëjnë xhiro në TikTok, por një formë e veçantë e zierjes së brokolit ka ndarë mendimet në dysh.
Përdoruesja e TikTok, Stephanie, e cila si emër përdorues e ka "Steph2302", postoi një video të saj duke gatuar perimet në një mënyrë jo të zakonshme.
Në vend që t'i presë lulet e brokolit për t'i ndarë nga kërcelli i trashë fijor, Stephanie tregon se si e vendos të gjithë kokën e brokolit në një tenxhere me ujë të valë, me kërcellin që del jashtë.
Pasi gjysma e sipërme e perimeve të jetë gatuar, ajo e heq atë nga uji duke e mbajtur mbi kërcell, i cili mbetet i pazier dhe përdor një thikë për të prerë me lehtësi lulet e zbutura, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Derisa kjo formë e bën punë të lehtë copëtimin e brokolit, disa njerëz kanë protestuar kundër mos gatimit dhe ngrënjes së kërcellit të brokolit.
Disa njerëz thanë se trungu i brokolit "është pjesa më e mirë" dhe ishin të shqetësuar se lënia e tij e pazier do të thoshte se do të shkonte drejt mbetjeve ushqimore.
"Mos e humb atë pjesë vajzë, ke shpenzuar kaq shumë", ka shkruar një komentues.
Por, të tjerët menduan se ishte një këshillë e zgjuar, me një person që komentoi:
“Unë mendoj se kjo është një ide e shkëlqyer, më pak rrëmujë! Do ta provoj herën tjetër. Ti sapo më ndryshove jetën", thanë komentuesit.
.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.