Stanley Tuci nga The Devil Wears Prada, po bëhet viral me anë të vidos së tij ku shihet duke përgatitur një koktej - specifikisht një Negroni.
Videoja nis me Stanley që e pyet Felicity Blunt, gruan e tij dhe motrën e Emily nëse duan pije.
Teksa muzika e lehtë xhez dëgjohet në sfond, Stanley përzien përbërësit e nëvojshëm, i tund dhe i vendos në gotë, duke i shtuar edhe një fetë protokalli.
Komentet mbi këtë video përfshijnë "je i mrekullueshëm!! Më pëlqen qetësia jote. Vazhdo me klas", dhe "ai është njëri i kulturës së lartë", për të mos përmendur edhe mijëra komente për bicepset e tij!
https://www.instagram.com/p/B_NkcbTgVfy/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.