Para detyrës së fundit mbretërore, Dukesha e Sussex, është takuar edhe me disa studiues në Pallatin Buckingham.
Në faqen zyrtare në Instagram, çifti që po lënë Mbretërinë kanë publikuar një video duke treguar se Meghan po fliste me studiuesit për adresimin e sfidave globale, njofton Klan Kosova.
“Këtë javë Dukesha e Sussex, në rolin e saj si Patron i Shoqatës së Universiteteve të Commonwealth (ACU), u takua me mendjet e ndritshme nga i gjithë Commonwealth për të dëgjuar për angazhimin e tyre në adresimin e sfidave globale me të cilat përballemi”, thuhet në faqen e tyre.
“Dukesha foli me studiuesit që hulumtojnë fusha të rëndësishme përreth; pastrimi nga ndotjet plastike në oqeanet tona, duke ndihmuar në ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme, përmirësimin e rezultateve shëndetësore për qytetarët dhe mbështetjen e punës së mirë dhe rritjes ekonomike”.
Ky njoftim vjen pas publikimit të raporteve se Meghan Markle dhe Princi Harry organizuan një drekë lamtumire emocionuese për ish-punonjësit e tyre të Frogmore Cottage, para se të ktheheshin në Kanada. Por duket se gjatë kësaj kohë ka pasur një angazhim tjetër përfundimtar mbretëror që rrëshqiti nën radarin e mediave - deri tani.
https://www.instagram.com/p/B9nDemBpDaT/
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.