Lajmet e fundit

Arturo Vidal ka thënë se Bayern Munich është klubi më i mirë në botë, për më tepër ka shtuar se dëshiron që këtu edhe t’i jap fund karrierës, shkruan goal.com.
Përfaqësuesi i Kilit ka pasur rol kyç për bavarezët prej kur aty erdhi nga Juventus, verën e kaluar.
“Në saj të të gjitha përpjekjeve që kam dhënë në të kaluarën, tash jam pjesë e klubit më të mirë në botë.”
“Shpresoj që të qëndroj këtu deri sa të pensionohem.”
“Tash i njoh bashkëlojtarët. Jemi më shumë se një grup, jemi sikur familje dhe kjo më jep edhe më shumë besim”, ka thënë Vidal, transmeton Klan Kosova.