Lajmet e fundit
Mesfushori ka treguar arsyet e kalimit të tij tek kampioni i Bundesliga, pas prezantimit të tij si lojtar i ri i bavarezëve, të martën pasdite.

Arturo Vidal thotë se Bayern i ka dhënë atij mundësinë më të mirë për të fituar Champions League, pas transferimit të tij 40 milionësh nga Juventus.
Vidal që ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën nga Allianz Arena ishte pjesë e bianconer-ëve në humbjen në finalen e Champions League nga Barcelona, në maj të këtij viti.
Megjithatë, mesfushori kilian beson se kalimi i tij tek gjigandi bavarez i jep mundësinë atij të fitojë shumë trofe.
“Jam shumë i lumtur. Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën time”.
“Doja që të ngjitesha lartë, në elitën e futbollit, prandaj erdha tek Bayern”.
“Dua që të zhvillohem si futbollist, të fitoj trofe të rëndëishëm si atë të Champions League”.
“Mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të jem pjesë e Bayern”.