Lajmet e fundit
Gjiganti gjerman, Bayern Munich ka njoftuar se Arturo Vidal është i vendosur që të largohet nga Juventus për të kaluar në radhët e tyre.

Gjithçka do të bëhet zyrtare me përfundimin e testeve mjekësore të kilianit njofton klubi.
Gjatë javës menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta kishte njoftuar se Vidal është larguar në drejtim në Bayern Munich me një kontratë pesë vjeçare.
Vidal ka qenë i përfolur se do të largohet këtë verë ndërsa për të kanë qenë të interesuara edhe Real Madrid dhe Arsenal, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur ndërsa shumë shpejt pritet që të bëhet edhe nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi i tij tek klubi.