Lajmet e fundit
Kiliani ka thënë se katalunasi do ta përfundojë epokën në Gjermani me tripletë.

Arturo Vidal e ka pranuar se largimi i Pep Guardiola është i çuditshëm dhe se ai dhe Carlo Ancelotti janë trajnerët më të mirë në botë.
Ancelotti do ta zëvendësojë Guardiolan tek gjiganti gjerman, ndërsa ish trajneri i Barcelonës raportohet se do të transferohet në Anlgi.
“Është pak e çuditshme që kaq herët ta dish se në fund të edicionit trajneri do të ndërrohet”.
“Por të dy janë trajnerë të klasit botëror. Më të mirët madje”.
“Së pari duhet ta mbyllim ciklin me Pep, pastaj ta fillojmë një të ri me Ancelottin”.