Lajmet e fundit

Kiliani, Arturo Vidal si pasojë e një lëndimi në gjurin e tij të djathtë ka lëshuar më herët seancën stërvitore të së mërkurës me përfaqësuesen e Kilit për ndeshjen miqësore që e zhvillojnë të premten ndaj Japonisë.
Në ndeshjen e zhvilluar këtë xhiro në La Liga kundër Huescas, mesfushori i Barcelonës luajti për disa minuta dhe nuk pati problem, kurse tashmë mbetet të shihet nëse mjekët e Kilit do t’i dhënë atij dritën e gjelbërt për të dielën, njofton Klan Kosova.
31 vjeçari edhe sezonin e kaluar pati disa probleme me gjurin e tij të djathtë që e lanë atë për një kohë larg fushave të gjelbërta.