Lajmet e fundit

Bayern Munich është i interesuar për të nënshkruar me topgolashënuesin e Arsenal, Alexis Sanchez.
Këtë e ka konfirmuar ylli i bavarezëve, Arturo Vidal.
Me vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën me Arsenal, spekulimet për largimin e 28 vjeçarit pas dështimit të topçinjve për kualifikim në Champions League, veç vazhdojnë të rriten, transmeton Klan Kosova.
“Kur me kanë pyetur në Bayern, kam thënë çdo herë se ai është një lojtar që ka për të ardhur, ai ka një vit në kontratë”.
“Ai dot jetë një vendim për atë dhe Kilin sepse ai është futbollist që të ndihmon”, ka thënë Vidal.
“Ai është lojtar cilësor dhe shpresoj se do të jetë e mundur që të transferohet në Allianz Arena dhe të tregojë aftësitë e tij”, ka përfunduar ai.