Lajmet e fundit

Mesfushori i Bayern Mynih, Arturo Vidal i ka thënë bashkëlojtarit të tij Alexis Sanchez që të braktisë Arsenalin dhe të bashkohet me të në një "skuadër të madhe".
Kampionët gjermanë janë në mesin e një sërë klubesh përfshirë Chelsean, Paris St Germain dhe Juventus që po synojnë Sanchez këtë verë teksa hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në Arsenal, transmeton Klan Kosova.
Megjithëse Gunners kanë ofruar Sanchez 300,000£ për javë, paga më e lartë në Premier League, nuk pritet asnjë bisedim rreth këtij vendimi.
Kjo deri në kthimin e 28-vjeçarit nga detyra ndërkombëtare me Kili, të cilët marrin pjesë në Kupën e Konfederatave në Rusi.
Vidal kishte zbuluar më parë se ai ka folur me trajnerin e Bayernit për nënshkrimin e Sanchez por përpjekjet e tij tani kanë shkuar më tej, duke kontaktuar Arsenalin drejtpërdrejt për ta bindur atë për të bërë këtë veprim, transmeton Klan Kosova.