Lajmet e fundit
Mesfushori i Juventusit Arturo Vidal nuk ka të drejtë që të vozisë makinën e tij për dy vitet e ardhshme.

Kjo për shkak se ai është zënë duke vozitur Ferrarin e tij nën ndikimin e alkoolit, në vendin e tij, gjatë kampanjës së Copa America.
Vidal u aksidentua me makinën e tij, ndërsa nuk pësoi lëndime, përveç gruaja e tij e cila kishte lënduar bërrylin.
Po ashtu ai kishte fyer dy policët të cilët kishin dalur në vendin e aksidentit, akuza të cilat e rënduan atë edhe më tepër.
Vidal kishte rol kyç gjatë garës së Copa America, ku Kili e fitoi trofeun.