A mund ta besoni se kanë kaluar 22 vjet që kur David Beckham dhe Victoria Beckham u martuan?
Çifti prej shumë kohësh festuan përvjetorin e tyre të 22-të të martesës të shtunën dhe ata kanë hyrë në Instagram për të ndarë disa fotografi për të shënuar rastin e veçantë, transmeton Klan Kosova.
David postoi një prezantim me fotografi të të gjitha veshjeve të tyre që përputhen.
Ai shkroi: “22 vjet më vonë, ende përputhemi me veshjet. Gëzuar përvjetorin, të dua kaq shumë dhe të falënderoj që më dhurove fëmijët tanë të mahnitshëm”.
Victoria postoi një video montazh të momenteve të tyre më të këndshme së bashku. Ajo shkroi: “Të dua David. Gëzuar përvjetorin”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.