19.02.2019 · përditësuar para 2702 dite1 min lexim
Victoria Beckham më në fund po e lanson kanalin e saj në YouTube.
Dizenjatorja e modës e ka nisur me një video ku të gjithë ndjekësve të saj u ka treguar pamjen e dhomës ku ajo po qëndron gjatë udhëtimit në New York, për të lansuar koleksionin e saj Reebok.
Ajo e ka pranuar se hallakama në dhomën e saj do ta ‘çmendte’ bashkëshortin e saj, yllin e futbollit David Beckham.
“Tani mund ta shihni se pse unë e çmend bashkëshortin tim, ai është jashtëzakonisht shumë i rregullt. Në ndërkohë unë jam e fiksuar pas pastërtisë, gjithçka duhet të jetë shumë shumë e pastër, unë dezinfektoj gjithçka, por jam pak e çrregullt”, ka thënë ajo duke folur para kamerës.
Madje ajo ka thënë se bashkëshorti i saj po ta shihte gjendjen në dhomës e saj do të pësonte ‘sulm në zemër’.
Kanali i ri i Victoria Beckham besohet se do të lansohet së shpejti, transmeton Klan Kosova.
Në ndërkohë, dizenjatorja e modës e kishte paralajmëruar një gjë të tillë në muajin nëntor të vitit 2018 duke e quajtur një “kapitull të ri” në jetën e saj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.