Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme të qendrës tregtare "Albi Mall" në Prishtinë.
Cak i grabitjes ishte vetura e kompanisë së sigurimit e cila transportonte para, e ku u plagos një punëtor.
Të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes me një automjet Pick Up, me targa gjermane.
Automjeti u gjet i braktisur dhe i djegur në rrugën "Pal Mëlyshi" në Çagllavicë.
"Pick Up-i" i përdorur nga grabitësit po ekzaminohet nga hetuesit policor.
Klan Kosova ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes./ Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Si3Er7H7_Z8
https://klankosova.tv/plagosja-ne-veternik-grabitesit-iken-ne-drejtim-te-hajvalise-atje-e-dogjen-veturen/
https://klankosova.tv/plagosja-ne-prishtine-punetori-i-sigurimit-ne-gjendje-stabile-dergohet-ne-mjekimin-intensiv/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.