Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh” të Shqipërisë, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motoçikletën me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje, shkruan Top Channel.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.