Një 17-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në Vlorë.
Raportohet se i riu ishte me motor dhe është përplasur nga një veturë.
Siç raporton Euronews.al, viktima është identifikuar si L. Sh, transmeton Klankosova.tv
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe e mituri ka ndërruar jetë menjëherë.
"Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit.Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi", raporton më tej Euronews.al.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.