Lajmet e fundit

Një nxënës i shkollës "Arif Shala" në fshatin Korreticë të Drenasit është goditur nga një aksident trafiku ku ishin përfshirë dy vetura.
Klankosova.tv ka siguar pamje nga aksidenti teksa në vendngjarje shihen edhe pjestarë të policisë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
"Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy auromjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut", tha Ahmeti.