Një këmbësor është goditur nga vetura mbrëmjen e së dielës në Rrugën C.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.
"Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut", tha ajo për Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.