Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Mustafa Matohiti” të Tepelenës, ku vetura ka goditur dy fëmijë.
Bëhet ditur se fëmijët janë dërguaru në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Ngasësi i veturës është shoqëruar për në polici dhe këta të fundit po vazhdojnë hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.