Një person është lënduar si pasojë se një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Komoran-Caralevë.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:15, ku dyshohet se vetura i ka goditur anësoret e rrugës.
"Sipas informatave një person ka marr tretman mjeksor në QMF-Drenas", thuhet në përgjigje njofton Klankosova.tv.
Klankosova.tv ka siguruar edhe pamjet që lexuesit i kanë dërguar në redaksi./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.