Lajmet e fundit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Gjinoc të Suharekës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë automatike, me gjashtë gëzhoja dhe një karikator.
“Fsh. Gjinoc, Suharekë 01.08.2026 – 21:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar, është konfiskuar arma - pushkë automatike me gjashtë gëzhoja dhe një karikator.”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Klankosova.tv