Një makinë e vjedhur ishte bllokuar në një stacion metroje në Madrid të Spanjës. Automjeti ishte larguar nga zjarrfikësit.
Policia thotë se janë duke e hetuar rastin, pasi makina u gjet pranë një shkalle në stacionin "Plaza Eliptica".
Shoferi u dërgua në spital për t'u kontrolluar, por policia thotë se nuk ka të lënduar.
Një person është arrestuar në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.