Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas të mërkurën, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Prishtinën, për Klankosova.tv ka deklaruar se në aksident të përfshira ishin dy vetura, njëra prej tyre ishte veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.
"Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal", ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.