Lajmet e fundit

Këto 3 hapa ju vijnë në ndihmë për të gjetur formën më të mirë të vetullës suaj dhe harkun natyral.
Mbani furçën e make-up-it ose lapsin në vijë paralele me mesin e njërës anë të hundës duke shkuar drejtë ballit dhe kur furça të arrijë vetullën, kuptoni se ku duhet të fillojë vetulla juaj.
Vendosni furçën (lapsin) diagonal nga pjesa anësore e hundës, duke përshkruar cepin e syrit. Aty duhet të përfundojë vetulla juaj.
Mbajeni furçën diagonal nga mesi i hundës me mesin e syrit. Kur ajo të takojë vetullën, aty duhet të jetë pjesa më e lartë e saj, pra harku i vetullës.